Burimi
Uji dukat buron nga një akuifer i cili ndodhet mbi 600 metër nëntokë. Ky akuifer është i izoluar nga sipërfaqja e tokës nga një fortesë shtresash gjeologjike të ndërtuara nga natyra për mijëra vite. Kjo e bën ujin dukat të ketë parametrat maksimale dhe të qëndrueshme përgjatë gjithë muajve të vitit. Qëndrueshmëria e burimit u vërtetua me analiza të marra në çdo muaj për 2 vite me radhë.
Stabilimenti
Stabilimenti jonë është plotësisht automatik, i kompjuterizuar dhe i pajisur me teknologjinë më moderne të paketimit të ujit. I gjithë investimi në stabilimentin e paketimit është i teknologjisë Gjermane të vitit 2018. Ne gjithashtu mbajmë me krenari edhe çertifikimin ISO 22000:2005.
Shpërndarja
Ne mund të shpërndajmë në çdo cep të Shqipërisë, çdo ditë. Rrjeti jonë i shpërndarjes, vec flotës së dukatit, ndihmohet edhe nga flota e distribucionit të kompanisë mëmë, Lufra. Mjafton një telefonatë dhe ne do të jemi aty.
Mineralet
Uji dukat ka përmbajtjen ideale të dy mineraleve kryesore që gjenden në ujë, 40 mg/l Kalcium dhe 14.59 mg/l Magnez në një raport perfekt 1/3 ku për çdo 1 mg Magnez ka 3 mg Kalcium. Kalciumi ndihmon drejtëpërdrejtë në shëndetin e kockave ndërsa Magnezi ndhmon drejtëpërdrejtë në shëndetin e zemrës. Magnezi gjithashtu në të njëjtën kohë ndihmon në procesin e përthithjes së Kalciumit, ndaj dhe raporti 1/3 është i rëndësishëm. Nëse nuk na besoni, mund të pyesni gjithmonë google.