Mbrojtje nga Bakteret
Burimi i ujit dukat është i pastër, sepse ai gjendet nën një izolim shkëmbor që bllokon të gjitha toksinat që mund të vijnë nga sipërfaqja e tokës.
Burimi i ujit dukat është i pastër, sepse ai gjendet nën një izolim shkëmbor që bllokon të gjitha toksinat që mund të vijnë nga sipërfaqja e tokës.
Edhe pse uji në burim është i pastër nga natyra, ne bëjmë maksimumin që të sigurohemi që ai të jetë pa baktere gjatë gjithë fazave të paketimit.
Të gjitha linjat tona të mbushjes dhe paketimit janë me higjenë maksimale, prodhuar nga fabrikat më të mira të makinerive në botë. Çdo linjë është automatike dhe kjo gjë ben që mundësia për gabim njerëzor të jetë zero.
Shijoni ujin tuaj të preferuar në formatin më praktik. Ju mund ta merrni atë me vete kudo që shkoni gjatë gjithë ditës sepse të jesh i hidratuar është gjithmonë mirë.
Ky format është i përshtatshëm për tu perdorur kryesisht në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta merrni me vete në një piknik apo udhëtim, sepse hidratimi është gjithmonë i mirë për trupin tuaj.
Ky format është i përshtatshëm për tu perdorur kryesisht në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta merrni me vete në një piknik apo udhëtim, sepse hidratimi është gjithmonë i mirë për trupin tuaj.
Është një nga formatet tona më popullore pasi është shumë i lehtë për tu transportuar dhe me kosto mjaft të lirë. Ju mund ta përdorni atë për shumë funksione ndër të cilat edhe për të gatuar.
Një format në shishe qelqi Premium kryesisht për industrinë e shërbimit, Restorante dhe Bare. Ky paketim është gjithashtu shumë miqësor me ambientin pasi shishet janë 100% të riciklueshme.
Aparatet tona të ujit 19L janë të standartit më të lartë për 3 arsye:
- depozita e ujit të ftohtë brenda aparatit është inoks,
- mban 4 litër ujë të ftohtë brenda saj,
- aparati jonë bën edhe nxehjen e ujit.
Misioni jonë kryesor është të kujdesemi për shëndetin e konsumatoreve tanë duke ofruar cilësinë maksimale të ujit, të paprekur siç është krijuar nga natyra.
Stabilimenti jonë është plotësisht automatik, i kompiuterizuar dhe i pajisur me teknologjinë më moderne të paketimit të ujit. I gjithë investimi në stabilimentin e paketimit është i teknologjisë Gjermane të vitit 2018. Ne gjithashtu mbajmë me krenari edhe çertifikimin ISO 22000:2005.
Ne mund të shpërndajmë në çdo cep të Shqipërisë, çdo ditë. Rrjeti jonë i shpërndarjes, vec flotës së dukatit, ndihmohet edhe nga flota e distribucionit të kompanisë mëmë, Lufra.
Mjafton një telefonatë dhe ne do të jemi aty.
Uji dukat ka përmbajtjen ideale të dy mineraleve kryesore që gjenden në ujë, 40 mg/l Kalcium dhe 14,59 mg/l Magnez në një raport perfekt 1/3 ku për çdo 1 mg Magnez ka 3 mg Kalcium. Kalciumi ndihmon drejtëpërdrejtë në shëndetin e kockave ndërsa Magnezi ndhmon drejtëpërdrejtë në shëndetin e zemrës