• Pi pak ujë,

    Pi pak dukat
    Mënyra më natyrale për të përballuar çdo sfidë, çdo ditë.
    Dukat, i etur përjetë.
  • Ujë

    I Shëndetshëm
    Uji dukat fillon në një ré dhe bie mbi pishat e lashta të malit të Çikës e më pas nën tokë.
  • Ujë

    Me Minerale
    Filtron ngadalë përmes gurëve vullkanikë ku pasurohet me minerale dhe elektrolite të cilat i japin ujit dukat shijen e tij të butë.

I Prekur nga Natyra, Paketuar me Dashuri

Mblidhet nga një akuifer nëntokësor, i pa prekur nga njeriu deri në momentin kur hapet shishja.

      Mbrojtje nga Bakteret

Burimi i ujit dukat është i pastër, sepse ai gjendet nën një izolim shkëmbor që bllokon të gjitha toksinat që mund të vijnë nga sipërfaqja e tokës.

      Pa ndotës

Edhe pse uji në burim është i pastër nga natyra, ne bëjmë maksimumin që të sigurohemi që ai të jetë pa baktere gjatë gjithë fazave të paketimit.

      Linjë Automatike Ambalazhimi

Të gjitha linjat tona të mbushjes dhe paketimit janë me higjenë maksimale, prodhuar nga fabrikat më të mira të makinerive në botë. Çdo linjë është automatike dhe kjo gjë ben që mundësia për gabim njerëzor të jetë zero.

BURIMI

Uji dukat buron nga një akuifer i cili ndodhet mbi 600 metër nëntoke. Ky akuifer është i izoluar nga sipërfaqja e tokës nga një fortesë shtresash gjeologjike të ndërtuara nga natyra për mijëra vite. Kjo e bën ujin dukat të ketë parametrat maksimale dhe të qëndrueshme përgjatë gjithë muajve të vitit. Qëndrueshmëria e burimit u vërtetua me analiza të marra në çdo muaj për 2 vite me radhë.

Produktet Tona

500ml ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Shijoni ujin tuaj të preferuar në formatin më praktik. Ju mund ta merrni atë me vete kudo që shkoni gjatë gjithë ditës sepse të jesh i hidratuar është gjithmonë mirë.

1.5L ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Ky format është i përshtatshëm për tu perdorur kryesisht në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta merrni me vete në një piknik apo udhëtim, sepse hidratimi është gjithmonë i mirë për trupin tuaj.

2L ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Ky format është i përshtatshëm për tu perdorur kryesisht në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta merrni me vete në një piknik apo udhëtim, sepse hidratimi është gjithmonë i mirë për trupin tuaj.

5L ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Është një nga formatet tona më popullore pasi është shumë i lehtë për tu transportuar dhe me kosto mjaft të lirë. Ju mund ta përdorni atë për shumë funksione ndër të cilat edhe për të gatuar.

750ml ujë dukat

për përdorim të përditshëm

Një format në shishe qelqi Premium kryesisht për industrinë e shërbimit, Restorante dhe Bare. Ky paketim është gjithashtu shumë miqësor me ambientin pasi shishet janë 100% të riciklueshme.

Dukat 19 Litra

Aparatet tona të ujit 19L janë të standartit më të lartë për 3 arsye:
- depozita e ujit të ftohtë brenda aparatit është inoks,
- mban 4 litër ujë të ftohtë brenda saj,
- aparati jonë bën edhe nxehjen e ujit.

Pse Ne

Misioni jonë kryesor është të kujdesemi për shëndetin e konsumatoreve tanë duke ofruar cilësinë maksimale të ujit, të paprekur siç është krijuar nga natyra.

     Stabilimenti

Stabilimenti jonë është plotësisht automatik, i kompiuterizuar dhe i pajisur me teknologjinë më moderne të paketimit të ujit. I gjithë investimi në stabilimentin e paketimit është i teknologjisë Gjermane të vitit 2018. Ne gjithashtu mbajmë me krenari edhe çertifikimin ISO 22000:2005.

      Shpërndarja

Ne mund të shpërndajmë në çdo cep të Shqipërisë, çdo ditë. Rrjeti jonë i shpërndarjes, vec flotës së dukatit, ndihmohet edhe nga flota e distribucionit të kompanisë mëmë, Lufra.
Mjafton një telefonatë dhe ne do të jemi aty.

      Mineralet

Uji dukat ka përmbajtjen ideale të dy mineraleve kryesore që gjenden në ujë, 40 mg/l Kalcium dhe 14,59 mg/l Magnez në një raport perfekt 1/3 ku për çdo 1 mg Magnez ka 3 mg Kalcium. Kalciumi ndihmon drejtëpërdrejtë në shëndetin e kockave ndërsa Magnezi ndhmon drejtëpërdrejtë në shëndetin e zemrës